Në javën e 11-të, faza e embrionit është e plotë dhe foshnja juaj tashmë quhet fetus.
Të gjitha organet e fetusit formohen gjatë fazës së embrionit, kurse në fazën e dytë sistemet e organeve do të rriten dhe të pjeken deri në lindje shkruan VeryWell Family, transmeton Gazeta Shneta,
Përgjatë kësaj jave, këto janë disa nga karakteristikat e zhvillimit të fetusit:
-Sytë, hunda, goja dhe veshët vazhdojnë të marrin formën e duhur
-Trupi i foshnjes zgjatet ;
-Gishtat e duarve dhe këmbëve janë më të gjatë;
-Organet riprodhuese kanë filluar të marrin formën, mirëpo ende është herët për përcaktim të gjinisë.
-Krahët dhe këmbët e vogla lëvizin brenda barkut tuaj, por edhe nuk mund t’i ndjeni këto lëvizje. /Gazeta Shneta/