Çdo shtatzani e shëndetshme kërkon nivele të caktuara të hormonit hCG, të cilat mund të zbulohen me anë të një testi të shtatzanisë.
Nivelet e hormonit tuaj të hCG mund të tregojnë nëse jeni shtatzënë, por ato edhe tregojnë për shtatzaninë tuaj, transmeton Gazeta Shneta.
Çfarë është Hcg?
Forma e plotë e hCG është gonadotropina korionike njerëzore, e cila prodhohet nga shtresa e jashtme e një strukture të hershme të shtatzanisë dhe para embrionit të quajtur blastocist.
Kjo shtresë e furnizon embrionin me lëndë ushqyese dhe më vonë formon pjesën e membranave fetale dhe placentës.
Prania e hormonit hCG është zakonisht një shenjë e shtatzanisë por gjithashtu mund të nënkuptojë një shtatzani ektopike.
Shtatzania ektopike është kur një vezë e fekonduar impanton veten diku tjetër përveç mitrës. Megjithëse analizat e gjakut janë më të ndjeshme pasi ato mund të zbulojnë shtatzaninë më herët sesa testi i urinës.
Nivelet gjithashtu mund të konfirmojnë fazën e saktë të shtatzanisë.
Nivelet e ulëta të hCG thjeshtë mund të jenë një shenjë e shtatzanisë së hershme. Por, nëse ato nuk rriten disa ditë më vonë, mund të sugjerojnë shtatzani ektopike.
Nivelet e larta të hCG mund të sinjalizojnë binjakë ose tripletë por gjithashtu mund të jetë një tregues për sëmundjen trofoblastike gestacionale. /GazetaShneta/