Çfarë ndikimi mund të kenë temperaturat ekstreme gjatë shtatzënisë?

2017-04-14 në ora 09:19

Temperaturat ekstreme të nxehta apo të ftohta gjatë shtatëzanisë mund të rrisin rrezikun që foshnjat e lindura do të peshojnë më pak, sipas një studimi të grave të SHBA nga hulumtuesit në Institutet Kombëtare të Shëndetit.

Autorët zbuluan se ekspozimi ndaj temperaturave ekstreme të ftohta gjatë gjithë shtatzënisë, ose vetëm gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë të tretë, rrit rrezikun që pasardhësi të lind me peshë të ulët. E njejta vlen edhe për ekspozimin ndaj temperaturave të nxehta shkruan Medical News Today, transmeton Gazeta Shneta.

Pesha e lindjes së ulët i referohet foshnjave me peshë më të vogël se 2.3 kg duke lindur para afatit optimal të shtatzënisë për lindje.

Nënat të cilat ishin të ekspozuara ndaj nxehtësisë në tremujorin e tretë kishin 31 për qind më shumë gjasa që fëmija i tyre  të jetë me peshë të ulët./Gazeta Shneta/