Trupi juaj mund të tolerojë një sasi të arsyeshme të kafeinës çdo ditë.Megjithatë, konsumimi i tepërt mund të ketë efekt jo të favorshëm në ju dhe beben, njofton GazetaShneta.
(Ja sa kafe mund të konsumoni në ditë)
Efektet e kafeinës në gratë shtatzëna:
- Kafeina është një stimulant, dhe konsumimi i tepëërt mund të rrisë nivelin e shtypjes së gjakut dhe rrahjet e zemrsë, duke shkkatuar ankthe, pagjumësi dhe probleme me gjumin.
- Është diuretik që rrit frekuencën tuaj të urinimit dhe largon ujin nga trupi, duke bërë që të hidratoheni.
- Konsumimi i rregullt i kafeinës ju bën të varur nga ajo. Kur e ndaloni papritmas, ju do të përjetoni simptoma të tërheqjes, si norvozizmi, lodhje dhe dhimbje koke.
Efektet e kafeinës në fetus:
Kafeina mund të kalojë placentën dhe të ndikojë në zhvillimin e organeve në fetus, i cili nuk mund ta përballojë kafeinën. Gjithashtu, kafeina:
- Stimulon beben, duke e mbajtur aktive për një kohë të gjatë
- Stimulon rrahjet e zemrës te fetusi, që mund të ndikojë në çrregullim të gjumit dhe rrahje të çrregulla të zemrës.
Efektet e kafeinës në shtatzëni:
Kafeina gjithashtu mund të sjellë disa komplikime gjatë shtatzënisë, si:
1. Defekte në lindje: Megjithëse marrja e tepërt e kafeinës mund të krijojë rrahje të parregullt të zemrës, nuk ka prova shkencore që thonë se kjo mund të çojë në paaftësi ose deformim
2. Abort: Disa studime kanë arritur në përfundimin se ekziston një lidhje midis kafeinës dhe abortit ose lindjes së hershme. Në një analizë të 26 studimeve, gjetjet treguan se kafeina do të rriste rrezikun e humbjes së bebes. Një studim tjetër arrin në përfundimin se mundësia e abortit është më e madhe kur gratë shtatzëna konsumojnë çdo ditë mbi 200mg kafeinë. Në një studim të ndryshëm, gjetjet tregojnë se kafeina mund të rrisë rrezikun e abortit kur kombinohet me pirjen e duhanit, alkoolin dhe drogën.
3. Lindje e parakohshme: Edhepse disa njerëz besojnë se kafeina mund të rrisë gjasat për lindje të parakohshme, studimet ende nuk kanë gjetur dëshmi për këtë.
4. Bebet lindin nën-peshë: Konsumi më i tepërt i kafeinës se ai i rekomanduar mund të çojë në kufizimin e rritjes së fetusit dhe lindjen e bebeve me peshë të ulët./GazetaShneta