Kanceri i gjirit gjatë shtatzënisë është relativisht i rrallë. Rreth 1 në çdo 3,000 gra që janë shtatzënë zhvillojnë kancer të gjirit, por është lloji më i zakonshëm i kancerit që gjendet gjatë shtatëzënësisë.
Këto statistika vijnë nga Instituti Kombëtar i Kancerit, përcjell Gazeta Shneta.
Gratë shtatzënë do të përjetojnë ndryshime në gjinjtë e tyre si ënjtje dhe ndjeshmëri, të cilat mund të rezultojnë në gunga. Ndërsa shumë gunga që zhvillohen gjatë shtatëzënësisë nuk janë kancerogjene, një grua që zbulon ndonjë gungë të pazakontë duhet kontrolluar nga një profesionist shëndetësor, shkruan Medical News Today.
A është i sigurt trajtimi i kancerit të gjirit gjatë shtatzënisë?
Gratë me kancer të gjirit që janë shtatzënë mund t’i nënshtrohen trajtimeve të caktuara në mënyrë të sigurt, megjithëse disa mbartin një rrezik më të lartë për një foshnjë të palindur.
Për të kuptuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
Rrjeti Kombëtar Gjithëpërfshirës i Kancerit (NCCN), ofron udhëzime për trajtimin e sigurt për nënën dhe foshnjën, në përputhje me zhvillimin e shtatzënisë.
Tremujori i parë
Ekspertët rekomandojnë një mastektomi me biopsi të nyjeve limfatike, sipas udhëzimeve të NCCN.
Mastektomia është heqja kirurgjikale e indit të gjirit nga njëri gji. Testimi i nyjeve limfatike në sqetull mund të tregojë nëse kanceri është përhapur nga zona e gjirit.
Poashtu, ekspertët rekomandojnë një mastektomi, më shumë sesa një lumpektomi me rrezatim, sepse rrezatimi nuk është i sigurt për fetusin. Një lumpektomi është heqja kirurgjikale e indeve kanceroze ose anormale nga gjiri.
Kimioterapia nuk është e sigurt për fetusin gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë.
Tremujori i dytë
Nëse mjekët diagnostikojnë kancerin e gjirit gjatë tremujorit të dytë të shtatzënisë së një gruaje udhëzimet e NCCN rekomandojnë ose një mastektomi ose lumpektomi, me biopsi të një nyje limfatike nga sqetulla.
Mjekët gjithashtu mund të fillojnë kimioterapinë para operacionit. Nëse mjeku dhe pacientja bien dakord për një lumpektomi, atëherë pacientja shtatzënë duhet të marrë terapi rrezatimi dhe ndoshta terapi hormonale në fund të shtatzënisë.
Tremujori i tretë
Udhëzimet e NCCN, rekomandojnë që nëse një mjek diagnostikon një grua me kancer të gjirit gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë, ata duhet t’i nënshtrohen ose një mastektomie ose lumpektomie, me biopsi të nyjeve limfatike.
Një grua shtatzënë mund të marrë kimioterapi gjatë këtij tremujori, por gjithashtu duhet të marr edhe terapinë rrezatuese ose terapinë hormonale vetëm në fund të shtatzënisë.
Sipas udhëzimeve, është e sigurt për një grua shtatzënë të bëjë një operacion për kancerin e gjirit në këtë periudhë. Kimioterapia është përgjithësisht e sigurt për nënën dhe foshnjën gjatë tremujorit të dytë ose të tretë të shtatzënisë. /Gazeta Shneta/