Sipas një studimi të Universitetit të Bristol-it në Britani, falë prezencës se shtuar të acideve yndyrore Omega 3 dhe jodit, konsumi i peshkut përbën një mënyrë shumë të rekomandueshme ushqimi për nënat shtatzëna.
Për të arritur në këto përfundime, kërkuesit e këtij universiteti kanë ndjekur shtatzëninë e 4500 nënave të reja.
Ndryshe nga çmendohej deri tani, analizat kanë dalë në përfundimin se konsumi i peshkut në këtë periudhe nuk duhet të shmanget për gjoja prezence të shtuar të merkurit në përmbajtje të tij. Përkundrazi.
Ata kanë zbuluar se konsumi i peshkut në periudhën e shtatzënisë i bën mirë jo vetëm nenave, por edhe vetë fetusit.
Përcaktues konsumi i peshkut është si neë rritjen e inteligjencës se fëmijëve, por edhe në sistemin pamor.
Por, shtojnë studiuesit, konsumi i peshkut në këtë periudhe, duhet të shoqërohet edhe me një dietë të pasur edhe në fruta dhe zarzavate.
E rëndësishme është që të tre këto burime të rëndësishme ushqimore të jenë të ekuilibruara.