Një studim danez, i publikuar së fundmi, ka vlerësuar testet e funksionit tiroid të 1.153 nënave në tremujorin e parë të shtatzënisë dhe pas pesë vitesh testet neuropsikologjike të fëmijëve të tyre.
Duke qenë se hormonet tiroide të nënës janë rregullues në zhvillimin e sistemit nervor qendror të fetusit, studiuesit kanë dashur të vlerësojnë ndikimin që ka problemi i nënës me tiroiden tek shëndeti i fëmijës.
Roberto Negro, endokrinolog në Spitalin “Fazzi”, Leçe shprehet se në mënyrë të veçantë duhet përcaktuar se në çfarë niveli duhet të ketë nëna probleme me gjendrën tiroide, që kjo e fundit të ketë efekte negative anësore tek pasardhësi, një prej të cilëve mund të jetë koeficienti i ulët intelektual.
Nga studimi, referon Negro, del se funksioni i ndryshuar i tiroides ishte i pranishëm te 145 gra shtatzëna hipertiroidizmi i shfaqur te 8 gra, hipertiroidizmi subklinik te 16 gra, hipotiroidizmi i shfaqur, te 16 gra, hipotiroidizmi subklinik te 35 gra, hipertiroksinemia te 11 gra dhe hipotiroksinemia te 59 prej tyre.
Sipas websitet te specializuar mjekesor doktor33.al, sa u përket rezultateve të testeve neuropsikologjike, raporton endokrinologu, ka dalë në pah se gjendja e hipotiroidizmit ishte e lidhur dukshëm me performancën më të dobët motorike, ekzekutive dhe të sjelljes së fëmijës.Probleme të tjera përfshinin (IQ) të ulur në aftësinë shprehëse, deficite të dukshme konjitive ose të sjelljes etj.
“Rezultatet e studimit konfirmojnë se një funksionalitet tiroid i ndryshuar do të sillte pasoja të dukshme negative në zhvillimin neurologjik të fetusit vetëm kur nëna ka probleme serioze me këtë gjender.”/Living/