Dhimbjet e tmerrshme gjatë ciklit menstrual, çfarë mund të tregojnë për fertilitetin?

2017-04-29 në ora 14:29

Nëse jeni një nga ato të pafatat që duhet të durojnë dhimbje të tmerrshme përreth belit çdo muaj, duhet të dini se disa dhimbje shkaktohen edhe për arsye të tjera. Ndodh që sistemi riprodhues të jetë duke u njoftuar se diçka nuk po shkon siç duhet. Kjo është sidomos stresuese nëse po planifikoni të bëheni me fëmijë apo jeni të shqetësuar për fertilitetin.

Është normale që femrat të kenë dhimbje gjatë ciklit menstrual. Por, nëse ato vazhdojnë edhe pas kësaj periudhe dhe arrijnë deri në atë pikë sa nuk po arrini të jetoni qetësisht, atëherë duhet t’i merrni seriozisht këto shenja, shkruan Gazeta Shëndeti.

Ka disa sëmundje që mund të shkaktojnë si perioda të dhimbshme ashtu edhe interfertilitet. Një nga më të zakonshmet është endometrioza.

Endometrioza, që prek 1 në 10 femra, është një sëmundje që shkakton migrim të indeve të mitrës në organe të tjera, si vezore apo tubat fallopianë, ku ngjiten mes tyre. Me kalimin e kohës, këto inde mund të zhvillojnë kiste beninje. Mbi 10% e grave mendohet të kenë endometriozë, edhe pse mund ta marrin vite për t’u diagnostikuar, sepse shumica e grave mendojnë se dhimbjet therëse gjatë ciklit menstrual janë normale.

Indet e formuara tek këto organe shkaktojnë probleme në ngjizje ose mbajtjen e shtatzënisë.

Një tjetër nënkategori e endometriozës është adenomioza, kur veshja e brendshme e mitrës fillon të rritet në pjesën muskulore të mitrës në vend që të qëndrojë aty ku duhet.

Ashtu si endometrioza, edhe ajo mund të shkaktojë dhimbje therëse gjatë ciklit menstrual, dhe mund të ndikojë edhe tek fertiliteti.

Simptomat e endometriozës dhe adenomiozës shpesh trajtohet me pilula hormonale për kontrollin e lindjeve ose lehtësimin e dhimbje, megjithatë ka raste kur bëhen ndërhyrje kirurgjikale nëse vështirësohet ngjizja.

Fibroidet janë një tjetër gjendje që shkaktojnë dhimbje dhe mund të shfaqin probleme me fertilitetin

Fibroidet janë masa beninje të formuara në muret e mitrës. Simptomat e tyre ndryshojnë nga një person në tjetrin. Disa femra kanë fibroide pa ndonjë efekt anësor të dukshëm, dërsa disa të tjera përballen me dhimbje të tmerrshme gjatë ciklit menstrual ose ënjtje të barkut. Nëse fibroidet rriten shumë ose pozicionohen në një vend të caktuar, mund të pengojnë rritjet e fetusit në mitër.

Fatmirësisht, ka trajtime për fibroidet, si pilulat për kontrollin e lindjeve dhe menaxhimin e dhimbjeve gjatë ciklit menstrual, ose, në rastet kur ato ndihkojnë në fertilitet, mund të bëhet ndërhyrja kirurgjikale për të hequr masën beninje të tumorit.

Përse duhet kontrolli gjinekologjik?

Një sëmundje duhet ta parandalojmë përpara se ta kurojmë. Duke parë shtimin e rasteve me infeksione në organet reproduktive, sëmundjet seksualisht të transmetueshme e deri tek ato shumë serioze si kanceri i mitrës dhe vezoreve, këshillohet kontrolli gjinekologjik si masë parandaluese.