Diarreja gjatë shtatzënisë, tre arsyje të shfaqjes së kësaj gjendje

2021-02-21 në ora 15:54

Problemet me sistemin e tretjes janë zakonisht të pranishme përgjatë nëntë-mujorit tuaj të shtatzënisë.

Çështjet si, sëmundja e mëngjesi dhe kapsllëku janë të shpeshta, mirëpo për problemet me diarrenë mund të keni dëgjuar më pak shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Edhe pse, mund të mos marrë shumë vëmendje, gratë shtatzënia mund të përballen edhe me diarre.

Shumë gra e konsiderojnë diarrenë si një shenjë të hershme të shtatzënisë.Është e vërtetë që ndryshimet e hormoneve rreth kohës së konceptimit mund të shkaktojnë diarre.

Nëse jeni në prag të lindjes, diarrea mund të jetë një shenjë se lindja po afrohet.

 

Shkaqet e diarresë gjatë shtatzënisë

Diarrea gjatë shtatzënisë mund të ndikohet nga:

-Ndryshimeve që ndodhin në trupin tuaj: Gjatë shtatzënisë, do të përjetoni ndryshime në hormone.Këto ndryshime do të ndikojnë në stomakun tuaj dhe traktin tuaj tretës.

-Dieta: Shtatzënia mund t’ju frymëzojë të ushqeheni shëndetshëm, dhe shumë nga ushqimet janë të pasura me fibra, të cilat shkaktojnë diarre.

Vitaminat para lindjes: Shumë lloje të vitaminave mund të shkaktojnë kapsllëk e disa edhe diarre.Nëse mendoni se keni diarre si pasojë e konsumimit të vitaminave, konsultohuni me mjekun tuaj./GazetaShneta/