Mjekët publikojnë thuajse çdo ditë informata me këshilla për gratë shtatzëna.
Pini më pak kafeinë, hani ushqim më të mirë, merrni më shumë gjumë – dhe sigurisht pushoni ndaloni pirjen e duhanit. Duket se shumë nëna amerikane kanë dëgjuar lutjet e mjekëve të tyre për të evituar zakonin e duhanit.
Por në anën tjetër, ka edhe nëna të tjera të cilat po konsiderojnë pirjen e cigareve elektronike si një alternativë më e mire për zëvendësimin e cigareve tradicionale, transmeton GazetaShneta.
Hulumtuesit nga Universiteti Iowa, të udhëhequr nga Dr. Wei Bao, zbuluan se 14 për qind e grave amerikane të moshës riprodhuese që nuk janë shtatzënë tymosin cigare të përpunuara vetë, kurse rreth 8 përqind të shtatzënave ende pijnë cigare të zakonshme, përcjellë “HealthLine”.
Ndërsa përdorimi i cigareve elektronike në mesin e grave shtatzëna dhe jo shtatzëna të moshës riprodhuese është pothuajse identik.
Ky hulumtim po ashtu zbuloi se 3.6 përqind e grave shtatzëna përdorin “e-cigaret” ndërsa 3,3 përqind e grave jo-shtatzëna nuk e konsumojnë.
“Shumë gra e dinë se cigaret duhet të shmangen në shtatzëni. Rreziqet e pirjes së duhanit përfshijnë kufizimin e rritjes së fetusit, komplikimet me placentë, brumosja e varësisë ndaj duhanit në të ardhmes etj”, ka thënëa Courtney Martin drejtor mjekësor i Universitetit Loma Linda në Kaliforni.
Megjithëse produktet elektronike po radhiten në rendin e opsoneve më të mira në krahasimet me ato tradicionalet, mjekët apelojnë që shtatzënat ta bojkotojnë scilin nga këto alternativa./GazetaShneta/