Filmat e animuar janë pjesë e përditshmërisë së fëmijëve tuaj. Por, diçka që duhet t’i kushtojmë kujdes është distanca nga e cila fëmija e shikon televizorin.
Ndjekja e televizorit nga afër është e dëmshme për sytë, sidomos për fëmijët të cilët janë më të ndjeshëm.
Distanca duhet të jetë rreth 3 metra dhe nëse vëreni që fëmija ka probleme të shoh nga kjo distancë, bëni mirë të konsultoheni me mjekun.
Është e rëndësishme të theksohet edhe se shikimi i tepërt i televizorit mund t’ia dëmtojë sytë fëmijëve seriozisht, andaj rekomandohet një orar i moderuar edhe këtu.