- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Bujar Berisha ka studiuar në Fakultetin e Mjekësisë në Unviersitetin e Tiranës. Specializimin nga lëmia e psikiatrisë e ka përfunduar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Nga viti 2017 ai i është bashkuar Poliklinikës Rezonanca ndërsa tani është udhëheqës i Spitalit Psikiatrik “American Brain”.
Dr. Berisha nga viti 1997 deri në 2006 dhe 2012 deri 2017 ka punuar në disa institucione prestigjioze në Francë “Hopital Saint Quentin”, “Sainte -Anne”, Paris, “Hopitaux du Leman”, Thonon dhe në Zvicër në Spitalin Universitar në Gjeneve, Lausanne, Neushatel.
Dr. Berisha ka marr pjesë në trajnime, konferenca dhe kongrese të shumtë ndërkombëtare.
Është autor i dy librave: Toksikomanite; Dhunimi kujtese traumatike, Qasje psikoterapeutike e integruar.
POSTIMET
Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se në mostrat e marra nga pacientët që dyshohet se u helmuan pas konsumimit të ushqimit në “Sach Pizza” është identifikuar bakteri Salmonella, ndërsa në mostrate marra më pas nga ambientet e restoranteve nuk është gjetur prania e këtij bakteri. “Në mostrat e pacientëve është…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka publikuar një sërë rekomandimesh për qytetarët, duke bërë thirrje për kujdes të shtuar në ruajtjen, përgatitjen dhe konsumimin e ushqimit, me qëllim parandalimin e helmimeve ushqimore gjatë temperaturave të larta. Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, IKSHPK thekson se…
Edhe pse depresioni sezonal lidhet më shpesh me dimrin, ekspertët paralajmërojnë se një numër i vogël njerëzish përjetojnë të ashtuquajturin depresion veror, një gjendje që mund të jetë po aq e rëndë dhe të përkeqësohet nga valët e të nxehtit dhe netët tropikale. Sipas një analize të publikuar nga Euronews,…
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, ka bërë të ditur se gjatë një periudhe 10-ditore të muajit korrik ka trajtuar dhjetëra raste të veprave penale, ku dominojnë rastet e dhunës në familje. Sipas të dhënave të publikuara nga ZMNV, në këtë periudhë janë evidentuar gjithsej 52 raste të dhunës…
Shoqata e Fermerëve dhe kompania e prodhimit të produkteve të qumështit “Vita”, kanë mbajtur sot një konferencë për media, në të cilën i kanë bërë thirrje Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), që të publikojnë rezultatet e analizave për të cila…
Një studim i ri sugjeron se ndryshimet hormonale gjatë pubertetit mund të kenë ndikim në shëndetin mendor të vajzave adoleshente. Sipas studiuesve, rritja e niveleve të testosteronit mund të lidhet me shtim të simptomave si ankthi, trishtimi dhe vështirësitë emocionale. Hulumtimi, i publikuar në revistën shkencore Psychoneuroendocrinology, ka analizuar vajza…
Disa kandidatë që besonin se ishin pranuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, kanë mësuar në ditët e fundit se emrat e tyre nuk figurojnë më në listën përfundimtare. Disa prej tyre e kishin bërë publike “pranimin” në rrjete sociale. Tani, familjarët po kërkojnë përgjegjësi. Publikimi i listës…
Është publikuar Vëllimi V, Numri 1 i Revistës së Stomatologëve të Kosovës, botim profesional dhe shkencor i Odës së Stomatologëve të Kosovës, i cili sjell kërkime, artikuj profesionalë dhe raste klinike nga fusha e stomatologjisë. Oda e Stomatologëve të Kosovës ka njoftuar publikimin e edicionit të ri të revistës së…

