Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur ta shpallë të paligjshme tarifën prej 3 eurosh për personat shoqërues mbi moshën 15-vjeçare gjatë qëndrimit të pacientëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke shfuqizuar pjesërisht Udhëzimin Administrativ nr.03/2024 për bashkëpagesat në shërbimet shëndetësore. Vendimi është marrë pas padisë së ushtruar nga Instituti…

Më shumë

Sindroma e Vezoreve Policistike (PCOS), një gjendje që prek rreth 1 në 8 gra në botë, është riemërtuar zyrtarisht në PMOS. Pas më shumë se një dekade fushatash dhe kërkesash nga ekspertët, emri i ri do të jetë “Polyendocrine Metabolic Ovarian Syndrome” (PMOS), që në shqip përkthehet si “Sindroma Poliendokrine…

Më shumë

Në kuadër të rubrikës “Mjeku i Javës”, këtë javë kemi Dr. Afrim Bekteshi, internist dhe endokrinolog, me një përvojë prej 15 vitesh në Spitalin e Gjilanit. Në këtë intervistë, ai flet për dallimet mes pre-diabetit dhe diabetit tip 2, faktorët e rrezikut, simptomat e hershme dhe rëndësinë e zbulimit në…

Më shumë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 22 aksidente me të lënduar…

Më shumë