- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë kanë arritur dakordim që në zgjedhjet e 7 qershorit të garojnë së bashku me Vjosa Osmanin, raporton EO. Abdixhiku pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së para mediave tha se për bashkëpunimin me Osmanin u përkrah nga anëtarët. “Me votim në…
Një mjet i ri gjenetik ka gjasa të jetë premtues të përmirësojë vlerësimin e rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, duke analizuar predispozitën e trashëguar për tetë gjendje të ndryshme në një test të vetëm. Ky zhvillim vjen në një kohë kur sëmundjet e zemrës mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në botë.…
Laboratori Referent i Influencës në Departamentin e Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka përmbyllur me sukses vlerësimin ndërkombëtar të cilësisë për vitin 2025, të organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Ky vlerësim është pjesë e programit global për monitorimin e influencës (virusi i gripit).…
Klinika e Kardiologjisë e QKUK-së ka shënuar një hap të rëndësishëm në trajtimin e çrregullimeve të ritmit të zemrës, duke realizuar me sukses shtatë raste të studimit elektrofiziologjik të zemrës dhe ablacionit. Lajmi është bërë i ditur nga kardiologu Xhevdet Krasniqi. Ky zhvillim përputhet me praktikat bashkëkohore të trajtimit të…
Një shofer 53-vjeçar është shoqëruar nga policia e Elbasanit në aksin Belsh-Gjolene. I arrestuari është identifikuar si S.Gj. Ai u kap teksa drejtonte në gjendje të dehur një mjet tip “Benz Sprinter”. Në mjet mësohet se ai po transportonte 13 nxënës. Drejtuesi iu nënshtrua testit të alkoolit dhe në dy…
Obeziteti është rritur ndjeshëm në mbarë botën që nga viti 1990, duke prekur sot mbi 16% të të rriturve. Kjo gjendje lidhet me shumë probleme shëndetësore, përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, diabetin e tipit 2, vështirësitë në frymëmarrje dhe lëvizshmërinë e kufizuar. Një studim i ri sugjeron se humbja e peshës mund…
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për certifikimin e 33 koordinatorëve të cilësisë në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK). Sipas njoftimit të MSh-së, trajnimi i organizuar në bashkëpunim me SHSKUK-në dhe me mbështetjen e partnerit, Shërbime të Integruara Shëndetësore (IHS), është realizuar për herë të parë…
Oda e Infermierëve të Kosovës sot ka ndarë mirënjohje për infermierët që kanë dhënë kontribut ndër vite. Mirënjohjet janë ndarë në Ditën Ndërkombëtare të Mamisë, ku në ndërkohë është hapur edhe Java e Infermierisë nga kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës, Nexhmije Gori, shkruan Gazeta Shneta. Ndër infermieret e…

