Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka publikuar një sërë rekomandimesh për qytetarët, duke bërë thirrje për kujdes të shtuar në ruajtjen, përgatitjen dhe konsumimin e ushqimit, me qëllim parandalimin e helmimeve ushqimore gjatë temperaturave të larta. Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, IKSHPK thekson se…

Më shumë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, ka bërë të ditur se gjatë një periudhe 10-ditore të muajit korrik ka trajtuar dhjetëra raste të veprave penale, ku dominojnë rastet e dhunës në familje. Sipas të dhënave të publikuara nga ZMNV, në këtë periudhë janë evidentuar gjithsej 52 raste të dhunës…

Më shumë

Shoqata e Fermerëve dhe kompania e prodhimit të produkteve të qumështit “Vita”, kanë mbajtur sot një konferencë për media, në të cilën i kanë bërë thirrje Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), që të publikojnë rezultatet e analizave për të cila…

Më shumë

Një studim i ri sugjeron se ndryshimet hormonale gjatë pubertetit mund të kenë ndikim në shëndetin mendor të vajzave adoleshente. Sipas studiuesve, rritja e niveleve të testosteronit mund të lidhet me shtim të simptomave si ankthi, trishtimi dhe vështirësitë emocionale. Hulumtimi, i publikuar në revistën shkencore Psychoneuroendocrinology, ka analizuar vajza…

Më shumë

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues në Venezuelë është rritur në 4,930, tha Presidenti i Asamblesë Kombëtare të Republikës Bolivariane Jorge Rodríguez. Sipas buletinit zyrtar ditor të cituar nga Rodriguez në kanalin e tij në Telegram, deri në 16,740 persona u plagosën dhe 17,907 mbetën pa strehë. Një total…

Më shumë