- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një ish-deputet i partisë në pushtet i ka mësyrë pozitës së drejtorit të Spitalit të Vushtrrisë, ndërsa një ish-kandidat për deputet po kandidon për drejtor të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, po vazhdon “dërgojë” njerëzit e saj në pozita drejtuese në institucionet publike shëndetësore, shkruan…
Prodhuesi më i madh në botë i prezervativëve, Karex, ka paralajmëruar se çmimet mund të rriten ndjeshëm për shkak të ndërprerjeve në zinxhirët e furnizimit të shkaktuara nga lufta në Iran. Kompania me bazë në Malajzi ka bërë të ditur se, nëse situata vazhdon, çmimet mund të rriten nga 20%…
Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” ka përmbyllur tremujorin e parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë muajve janar, shkurt dhe mars, në këtë institucion janë trajtuar gjithsej 3,291 pacientë të shtrirë, të cilët kanë përfituar kujdes shëndetësor në repartet e ndryshme. Pacientët janë trajtuar në repartet internistike…
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në bashkëpunim me Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe UNICEF, kanë shënuar Javën e Imunizimit, duke ritheksuar rëndësinë e vaksinimit si një nga ndërhyrjet më efektive në mbrojtjen e shëndetit publik. Me moton “Vaksinat mbrojnë në çdo moshë”, institucionet shëndetësore…
Një raport i UN Women vlerëson se mbi 38,000 gra dhe vajza janë vrarë në Gaza që nga tetori 2023 deri në dhjetor 2025 si pasojë e luftës. Sipas raportit, shifrat bazohen në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të cilat janë rregulluar për nën-raportim për shkak të…
Infeksioni me Helicobacter pylori është një nga problemet më të shpeshta të lukthit, që shpesh kalon pa simptoma, por në raste të caktuara mund të çojë në komplikime serioze, përfshirë edhe kancerin e lukthit. Me gastroenterologun Dr. Driton Shabani në kuadër të rubrikës “Mjeku i Javës” diskutuam për përhapjen e…
Rreth 10 për qind e operacioneve të planifikuara në Angli anulohen ose shtyhen vetëm një ditë para ndërhyrjes, sipas një studimi të ri mbi shërbimin shëndetësor publik britanik (NHS). Hulumtimi, i cili ka analizuar të dhënat e 91 spitaleve, tregon gjithashtu se 9 për qind e ndërhyrjeve shtyhen gjatë fazës…
Klinika e Onkologjisë ka njoftuar se gjatë çdo dite pune trajton mbi 450 pacientë në total, përmes shërbimeve të kimioterapisë dhe radioterapisë. Sipas të dhënave të bëra publike, mbi 300 pacientë marrin trajtim me kimioterapi në formë ambulatore, ndërsa mbi 150 pacientë trajtohen me radioterapi, përcjell Gazeta Shneta. Nga klinika…

