Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Medikamente si Ozempic, Mounjaro, Wegovy, Zepbound, Saxenda dhe Foundayo përdoren për diabetin tip 2, por janë bërë shumë të njohura edhe për humbje peshe. Sipas burimit Very Well Health, ato i përkasin një klase të re barnash të quajtur agonistë GLP-1. Mes tjerash, mund të sjellin mesatarisht 6% deri në…

Më shumë

Pas verdiktit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila dënoi me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, si dhe me 30 vjet burgim Kushtrim Kokallën, folën edhe avokati i familjes Ademaj, Leotrim Syla, si dhe vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi, të cilët e vlerësuan pozitivisht dhe si të…

Më shumë