- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur sot në takim shefin e zyrës së UNDP në Kosovë, Nuno Queirós. Sipas njoftimit, gjatë takimit palët kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë, si dhe për prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë në drejtim të avancimit të shërbimeve për qytetarët.…
Pas verdiktit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila dënoi me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, si dhe me 30 vjet burgim Kushtrim Kokallën, folën edhe avokati i familjes Ademaj, Leotrim Syla, si dhe vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi, të cilët e vlerësuan pozitivisht dhe si të…
Një studim i ri shkencor sugjeron se mikrobet që jetojnë në zorrët e njeriut mund të shërbejnë si një tregues i hershëm për rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së Parkinsonit, madje vite përpara se të shfaqen simptomat klinike. Hulumtimi është realizuar nga shkencëtarë të University College London (UCL), në bashkëpunim…
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është shpallur aktgjykimi për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt. Naim Murseli ëssë bashku me Granit Plavën është dënuar me burgim të përjetshëm ndërkaq Kushtrim Kokalla me 30 vite burg. Prokuroria në seancën e kaluar ku u…
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, Reparti i Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka regjistruar rritje të numrit të lindjeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave zyrtare, në këtë periudhë janë realizuar gjithsej 396 lindje, ndërsa…
Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet apo kërkesat në Kartën Globale për Reformën e Kujdesit për Fëmijët. Kështu ka njoftuar Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare. Ministria, përmes një komunikate për media ka…
Një praktikë e thjeshtë si larja e dhëmbëve mund të ketë ndikim të madh në shëndetin e pacientëve të hospitalizuar. Një studim i ri ka zbuluar se higjiena e rregullt orale mund të ulë deri në 60% rrezikun e zhvillimit të pneumonisë gjatë qëndrimit në spital. Sipas të dhënave të…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë dhe trafikut në vend. Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, 22 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe…

