- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Studiuesit në Japoni po zhvillojnë një qasje të re terapeutike që synon rigjenerimin e indit kockor dhe potencialisht rikthimin e dëmtimeve të shkaktuara nga osteoporoza, një sëmundje që dobëson kockat dhe rrit rrezikun e frakturave, sidomos tek të moshuarit. Trajtimi eksperimental fokusohet në aktivizimin e mekanizmave natyrorë të trupit që…
Një studim i ri shkencor ka nxjerrë në pah një lidhje shqetësuese mes ritmit cirkadian të çrregulluar dhe ndryshimeve në tru që lidhen me sëmundjen e Alzheimerit Ritmi cirkadian, i njohur edhe si cikli natyror gjumë-zgjim, luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e përgjithshëm të njeriut. Një ritëm i…
Një studim i realizuar nga Brigham and Women’s Hospital ka analizuar lidhjen mes orarit të ushqimit dhe mënyrës se si trupi përpunon kaloritë. Rezultatet tregojnë se ngrënia vonë në mbrëmje mund të ndikojë negativisht në metabolizëm dhe në kontrollin e peshës trupore, shkruan Nature, transmeton Gazeta Shneta. Studiuesit vëzhguan se…
Një studim i fundit nga University of California ka zbuluar se gjumi luan një rol shumë më të madh sesa mendohej më parë në funksionimin e trurit. Sipas hulumtuesve, gjatë natës truri nuk “fiket”, por hyn në një fazë intensive pune ku përpunon informacionin, forcon kujtimet dhe eliminon mbetjet e…
Në Prishtinë u mbajt Konferenca shkencore e Shoqatës së Anesteziologëve dhe Intensivistëve të Kosovës (ShAIK), e dedikuar veçanërisht promovimit dhe mbështetjes së specialistëve të rinj në fushën e anesteziologjisë dhe mjekimit intensiv. Në këtë ngjarje profesionale, kryetarja e SHAIK, Prof. Ass. Dr Agreta Gecaj-Gashi, iu drejtua pjesëmarrësve me një fjalë…
Drejtori ekzekutiv i Qendrës Mediko-Psikoterapeutike “Labyrinth”, Safet Blakaj, ka ngritur shqetësimin për rritjen e përdorimit të kokainës dhe uljen e moshës së përdoruesve në Kosovë, duke theksuar se trendi është në rritje dhe po prek edhe të miturit. Blakaj në një intervistë për Ekonomia Online ka bërë të ditur se…
Sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i këndshëm pranveror. Temperaturat minimale pritet të luhaten nga 1 deri në 6 gradë Celsius, maksimalja parashihet të arrijë deri në 20 gradë Celsius. Do të ketë erëra drejtimesh të ndryshme, por më të dobëta se të shtunën. /Gazeta Shneta/…
Sipas asamblistes nga PDK-ja në Kuvendin Komunal të Gjilanit, në Spitalin Regjional të Gjilanit, në repartin e gjinekologjisë, pacientët që i nënshtrohen lindjes me prerje cezariane po përballen me mungesë të materialeve bazike, duke u kërkuar që një pjesë e tyre të sigurohen privatisht nga vetë pacientët. Sipas listës së…

