- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Ka nisur punimet Konferenca e Shtatë Ndërkombëtare e Stomatologjisë e organizuar nga Oda e Stomatologëve të Kosovës dhe Shoqata e Antropologjisë Stomatologjike. Në këtë konferencë me titull “Konceptet moderne në stomatologji, Antropologjia dhe stomatologjia forenzike”, do të marrin pjesë ligjërues ndërkombëtarë nga disa vende të botës si Brazili. Kryetari i…
Një mjek në SHBA është arrestuar dhe akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, pasi dyshohet se gjatë një operacioni ka hequr gabimisht mëlçinë e pacientit në vend të shpretkës, duke i shkaktuar vdekjen. Sipas autoriteteve në Florida, Thomas Shaknovsky është paditur nga një juri e madhe për lidhje me…
Shoqata austriake Allianz für Kinder do të organizojë ekzaminime dhe kontrolle mjekësore për fëmijët e moshës 0 deri në 14 vjeç në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit, kontrollet do të mbahen më 24 prill 2026, duke filluar nga ora 13:30, në Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, afër objektit të ri të…
Shkolla “Ibrahim Mazreku” në Malishevë e ka shpallur të premten ditë zie, pas humbjes tragjike të jetës së dy nxënësve dhe babait të tyre. Të dy fëmijët vijonin mësimin në këtë shkollë, e cila ka njoftuar për vendimin e marrë pas ngjarjes së rëndë.Për këtë arsye, sot është pezulluar edhe…
Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku orëve të pasdites pritet lokalisht të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu. Vranësirat më të pakta pritet të jenë në lindje të vendit. Grimcat e pluhurit saharian do të fillojnë gradualisht të tërhiqen drejt jugut të kontinentit, për shkak…
Studiuesit kanë zhvilluar një test gjaku me kosto të ulët që mund të analizojë ndryshimet në nivel të ADN-së, me potencialin për të zbuluar disa lloje kanceri dhe sëmundje të tjera nga një mostër e vetme gjaku. Sipas tyre, testi mund të ulë ndjeshëm koston e analizave dhe të përmirësojë…
Një studim i ri sugjeron se konsumimi i lartë i ushqimeve ultra-të përpunuara mund të lidhet me përkeqësim të shëndetit të muskujve, veçanërisht me rritjen e akumulimit të yndyrës brenda indeve muskulore të kofshëve. Këto ushqime, të cilat shpesh përmbajnë sasi të larta sheqeri, kripe dhe aditivë, janë shumë të…
Kryeministri Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për rastin e sotëm tragjik në Malishevë ku nga zjarri humbi jetën babai me dy fëmijët e tij. “Jam i tronditur nga rasti i vdekjes së tre familjarëve, babait me dy fëmijë, nga zjarri si rezultat i shpërthimit të bombolës së gazit në Malishevë.…

