- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Në QKUK janë realizuar gjithsej 1 mijë e 548 intervenime gjatë vitit 2025 në Ambulancën Specialistike. Sipas njoftimit, bëhet fjalë për ndërhyrje të vogla dhe të mesme kirurgjikale, të cilat kryhen pa pasur nevojë për shtrimin e pacientëve në spital, transmeton Gazeta Shneta. Këto procedura përfshijnë kryesisht heqjen e ndryshimeve…
Pirja e ujit të mjaftueshëm gjatë ditës na sjell përfitime të mëdha për shëndetin tonë. Ajo na mban të shëndetshëm, na hidraton sa duhet dhe ndihmon në parandalimin e shfaqjes së akneve. Zbuloni se çfarë do të thotë për shëndetin tonë një gotë ujë para gjumit.Uji përmban shumë minerale të…
Një kamion dyshohet se është përfshirë nga flakët në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin që kalon nëpër fshatin Duhël të Suharekës. Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, automjeti është kapluar nga një zjarr i madh, ndërsa në vendngjarje kanë dalë njësitë e zjarrfikësve, të cilat po punojnë për lokalizimin e…
Një studim i ri ka treguar se vaksina kundër Influenza (gripit) mund të ulë ndjeshëm rrezikun për sulm në zemër dhe goditje në tru, edhe tek personat që infektohen pavarësisht vaksinimit. Sipas hulumtimit të publikuar në revistën shkencore Eurosurveillance, personat e vaksinuar që preken nga gripi kanë rreth gjysmën e…
Spitali i Përgjithshëm Gjilan ka publikuar orarin për mbajtjen e testit me shkrim për kandidatët që kanë aplikuar në konkursin e fundit për punësim. Sipas njoftimit, testimi do të zhvillohet më 15 prill 2026, në dy termine të ndara, shkruan Gazeta Shneta. Fillimisht, nga ora 15:00, në objektin e Gjinekologjisë…
Komisioni për Buxhet në mbledhjen e sotme ka miratuar projektligjin për shërbimet e pagesave. Për këtë projektligj në komision raportoi ministri i Financave, Hekuran Murati i cili tha se me këtë projektligj ulen kostot e shërbimeve të pagesave bankare. “Ky projektligj synon ngritjen e nivelit të sigurisë së shërbimeve të…
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka publikuar të dhënat për shërbimet e ofruara gjatë 24 orëve të fundit. Sipas njoftimit, 365 pacientë kanë kryer gjithsej 4,478 analiza laboratorike. Gjatë kësaj periudhe janë realizuar 646 vizita specialistike, ndërsa 46 pacientë janë pranuar për trajtim. Aktualisht, në spital janë të shtrirë 216…
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis pritet të njoftojë këtë të mërkurë një ndalim të aksesit në mediat sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç. Kështu raporton Reuters referuar njoftimit të qeverisë greke. Sllovenia, Britania, Austria dhe Spanja kanë thënë gjithashtu se po punojnë për ndalime të ngjashme pasi Australia u bë…

