Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka shpallur konkurs për përzgjedhjen e drejtorëve në disa institucione shëndetësore që veprojnë në kuadër të këtij shërbimi. Sipas njoftimit zyrtar, konkursi është hapur në bazë të dispozitave ligjore që rregullojnë procedurat e pranimit në shërbimin publik në sektorin e shëndetësisë. Procesi…

Më shumë

Semaglutidi, një medikament i përdorur gjerësisht për trajtimin e diabetit të tipit 2 dhe për humbjen e peshës, vazhdon të tërheqë vëmendjen e komunitetit shkencor për shkak të efikasitetit të tij dhe përdorimit në rritje. Ky përbërës aktiv gjendet në ilaçe të njohura për menaxhimin e obezitetit dhe diabetit dhe…

Më shumë

Paga e 13-të, që do të jepet për herë të parë këtë vit, nuk po shihet domosdoshmërisht si shtim i fuqisë blerëse. Kjo, të paktën sipas sindikatave të punonjësve të sektorit publik, që janë përfituesit e vetëm të këtyre pagave. Në kohën kur inflacioni në Kosovë ka shënuar rritje mesatare…

Më shumë