- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Moti në vend sot do të jetë kryesisht i vranët, por me intervale të shkurtra me diell. Sipas Institutit Hidrometerologjik, në disa zona vranësirat mund të sjellin edhe riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 0 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë…
Citomegalovirusi është një virus shumë i zakonshëm që shpesh infekton fëmijët e vegjël dhe adoleshentët. Shumica e njerëzve e marrin virusin pa e kuptuar, sepse zakonisht nuk shkakton simptoma të dukshme. Rreth gjysma e popullsisë është infektuar me CMV deri në moshën 18-vjeçare. Pasi infektoheni, virusi mbetet në trup në…
Një studim i ri sugjeron se një test i thjeshtë gjaku mund të ndihmojë në parashikimin se cilët të moshuar kanë më shumë gjasa të jetojnë më gjatë. Hulumtimi u udhëhoq nga Duke Health në bashkëpunim me Universitetin Minnesota dhe u përqendrua në molekula shumë të vogla të ARN-së që…
Çdo ditë shumë njerëz kontrollojnë aplikacionin e motit në telefon. Përveç temperaturës, mundësisë së shiut dhe indeksit të rrezeve ultraviolet, shpesh shfaqet edhe një tregues tjetër: cilësia e ajrit. Ky indeks zakonisht paraqitet me një numër nga 1 deri në 10 dhe tregon nivelin e ndotjes së ajrit. Sa më…
Foshnjat qajnë për shumë arsye të ndryshme. Ndonjëherë është e lehtë të kuptohet pse – mund të jenë të uritura, të lodhura ose thjesht të mërzitura. Në raste të tjera, është më e vështirë të kuptohet arsyeja. Të qarat janë mënyra e vetme që një foshnjë ka për të treguar…
Debati nëse rrjetet sociale krijojnë varësi është rikthyer fuqishëm pasi Komisioni Evropian vendosi se dizajni “varësues” i TikTok mund të shkelë ligjin e BE-së. Elementë si “infinite scroll”, autoplay, njoftimet dhe përmbajtja e personalizuar u cilësuan si potencialisht të dëmshme për mirëqenien mendore dhe fizike të përdoruesve, raporton Euronews Health…
Edhe kur një grua është e shëndetshme dhe e përgatitur për lindjen, gjithmonë ekziston mundësia e disa vështirësive të papritura gjatë procesit të lindjes. Një nga problemet më të zakonshme është progresi i ngadalshëm i lindjes. Mjeku ose mamia kontrollojnë hapjen e qafës së mitrës dhe zbritjen e foshnjës për…
Një studim i ri tregon se të rinjtë në mbarë botën po përballen gjithnjë e më shumë me vështirësi në shëndetin mendor dhe në përballimin e jetës së përditshme. Sipas hulumtimit të realizuar nga ‘Sapien Labs’, të rinjtë evropianë rezultojnë ndër më të prekurit krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre në…

