- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Zëdhënësi i Presidencës, Bekim Kupina, ka konfirmuar se Presidentja Osmani tashmë ka deponuar në Gjykatë Kushtetuese komentet në mbrojtje të Dekretit të saj për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. “Presidenca i ka dorëzuar komentet e hartuara nga ekipi ligjor i Presidentes në konsultim me një numër ekspertësh me përvojë”, ka…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik shëndetësor në Kosovë është konfirmuar një shtatzëni pas procedurave të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF) në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Përmes një postimi, ai e cilësoi këtë si një lajm shprese për shumë gra…
Qeveria e Spanjës ka njoftuar se do të vendosë një ndalim për shitjen e pijeve energjike për fëmijët nën moshën 16 vjeç, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit të të rinjve. Lajmi u bë i ditur nga ministri i të drejtave sociale, Pablo Bustinduy, i cili theksoi se…
Një raport i ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), paralajmëron se rajoni evropian mund të mbetet konsumatori më i madh i duhanit në botë deri në vitin 2030. Rajoni i organizatës përfshin 53 vende në Evropë dhe Azi Qendrore dhe megjithëse përdorimi i duhanit tradicional është në rënie, produktet…
Ndërrimi i barnave për humbje peshe është i zakonshëm dhe mund t’i ndihmojë pacientët të qëndrojnë më gjatë në trajtim, sipas një studimi të publikuar në JAMA Network Open. Studiuesit zbuluan se shumë persona që përdorin barna të grupit GLP-1 receptor agonists kalojnë nga një ilaç në tjetrin brenda vitit…
Një ilaç i përdorur për trajtimin e epilepsisë mund të ndihmojë edhe personat që vuajnë nga Obstructive Sleep Apnea, sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore The Lancet. Studiuesit zbuluan se ilaçi sulthiame redukton ndërprerjet e frymëmarrjes gjatë gjumit dhe përmirëson nivelin e oksigjenit tek personat me apnea të…
Kosova vazhdon të përballet me probleme serioze të cilësisë së ajrit, që ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e qytetarëve dhe kontribuojnë në rritjen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së parakohshme. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në vend tejkalohen shpesh kufijtë e lejuar për grimcat PM10 dhe PM2.5, veçanërisht…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka vlerësuar se ndotja e ajrit në vend vazhdon të jetë problem serioz që ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e qytetarëve. Në raportin vjetor për vitin 2025, Instituti thekson se cilësia e ajrit në Kosovë shpesh tejkalon nivelet e lejuara, ndërsa Prishtina është identifikuar…

