- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Gjatë ditës së mërkurë pritet të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale të ditës do të lëvizin nga 0 deri në 2 gradë Celsius, derisa ato maksimalet nga 15 në 18 gradë Celsius. Ndërsa era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me…
Një studim i ri shkencor tregon se disa pika tretësire (solucioni) sheqeri mund të ndihmojnë në uljen e dhimbjes tek bebet gjatë procedurave mjekësore, si injeksionet apo analizat e gjakut. Sipas një rishikimi të studimeve nga organizata kërkimore “Cochrane”, vendosja e një sasie të vogël sheqeri në gojën e bebës…
Një studim i ri sugjeron se barnat për humbje peshe mund të ndihmojnë pacientët të rikuperohen më mirë pas një sulmi në zemër. Këto ilaçe, të njohura si agonistë të receptorit GLP-1, përdoren zakonisht për trajtimin e diabetit të tipit 2 dhe për uljen e peshës trupore, por studimet e…
Përdorimi i antibiotikëve ndryshon ndjeshëm nga një vend evropian në tjetrin dhe në disa shtete, madje është në rritje. Ekspertët e shëndetit publik po bëjnë thirrje për uljen e përdorimit të tyre, pasi rreziku nga rezistenca ndaj barnave po rritet. Rezistenca antimikrobiale (AMR) ndodh kur mikroorganizmat, si bakteret apo viruset,…
Me afrimin e Lojërave Olimpike Dimërore, ekipi i Shteteve të Bashkuara po i ndihmon sportistët të përqendrohen më shumë te shëndeti mendor, gjumi dhe qëndrueshmëria psikologjike sesa vetëm te medaljet. Nëse medalja e artë do të ishte i vetmi standard suksesi, shumica e sportistëve olimpikë do të konsideroheshin të pasuksesshëm.…
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se fenomeni i ashtuquajtur “shi i zi” dhe prania e përbërjeve toksike në atmosferën e Iranit, pas sulmeve ndaj instalimeve të naftës, mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, veçanërisht në sistemin respirator. Agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara, e cila ka zyra në…
Bashkimi Evropian regjistroi një numër rekord produktesh të rrezikshme të ndaluara në vitin 2025, sipas raportit më të fundit për sigurinë e konsumatorëve. Kozmetika, lodrat dhe pajisjet elektrike kryesojnë listën e produkteve që u identifikuan si potencialisht të rrezikshme për shëndetin dhe sigurinë. Sipas raportit, në sistemin evropian të paralajmërimit…
Shërbimet e shëndetit digjital po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në Evropë. Pandemia e COVID-19 i shtyu shumë vende të zhvillojnë ose të zgjerojnë konsultat mjekësore në distancë, dhe që nga ajo kohë telekonsultimet kanë vazhduar të rriten. Një element kyç në këtë transformim është qasja në dosjet elektronike…

