- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin janar 2026, sipas të cilave norma vjetore e inflacionit ka arritur në 5.8 për qind. Sipas raportit, niveli i çmimeve në janar 2026 është rritur mesatarisht për 5.8 për qind krahasuar…
Në mbledhjen e 81-të me radhë, Bordi Drejtues i Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka miratuar draft-raportin e punës për vitin 2025, ku janë prezantuar shifrat e shërbimeve ndaj pacientëve në disa njësi përbërëse. Sipas raportit të prezantuar nga Drejtori i Përgjithshëm, Elvir Azizi, në Qendra Klinike Universitare…
Në kuadër të rubrikës “Mjeku i Javës”, Dr. Zeqirja Destani nga Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës thekson rëndësinë e radiologjisë në zbulimin e hershëm të sëmundjeve, shpesh para se pacientët të ndiejnë simptomat e para. Mamografia, CT-ja, RTG-ja dhe ultrazëri po ndihmojnë që trajtimi të fillojë herët, duke rritur shanset…
Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit nuk është vetëm një praktikë shpirtërore, por mund të sjellë edhe përfitime të rëndësishme për shëndetin e trupit dhe të mendjes. Ai mund të ndihmojë në menaxhimin e peshës, mbajtjen e metabolizmit në ekuilibër dhe kontrollin më të mirë të niveleve të sheqerit në gjak.…
Bordi Drejtues i SHSKUK-së sot ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është diskutuar raporti i punës i këtij institucioni. Në raportin e punës për vitin e kaluar, janë evidentuar mbi 46 mijë operacione të kryera në QKUK dhe në spitale të përgjithshme, shkruan Gazeta Shneta. Në kuadër të diskutimeve drejtori…
Shtatzënia vlerësohet si testi më i madh kardiovaskular për trupin e nënës, duke i kërkuar zemrës të punojë më shumë për të mbështetur si nënën, ashtu edhe foshnjën. Për gratë me sëmundje të valvulave të zemrës – si valvulat e ngushta, të rrjedhura ose me ndryshime kongjenitale – këto ndryshime…
Një studim i madh në Kaliforni tregon se shtatzënat që ekspozohen ndaj tymrave të dendur nga zjarret kanë më shumë gjasa të lindin fëmijë me autizëm. Hulumtuesit analizuan mbi 8.6 milion lindje dhe zbuluan se gjatë ngjarjeve më intensive me tym, rreziku për autizëm rritet deri në 6%. Në zonat…
Një studim i ri i Yale Child Study Center zbulon se fëmijët që kanë vështirësi me sjelljen shpesh nuk arrijnë të kalojnë lehtë nga një mënyrë funksionimi e trurit te tjetra. Truri i tyre qëndron më gjatë në gjendje me lidhje të çrregullta, në zona që kontrollojnë vëmendjen, mënyrën e…

