Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Një foshnje transverse qëndron anash në mitër. Shumica e foshnjave rrotullohen kokë-poshtë para lindjes, por nëse foshnja mbetet anash në tremujorin e fundit, profesionistët shëndetësor mund të sugjerojë metoda për rrotullim, si versioni cefalik eksterior (ECV) ose lindje cezariane. Disa zakone të përditshme mund të ndihmojnë foshnjën të marrë pozicionin…

Më shumë

Pas refuzimit të Senatit javën e kaluar, Komiteti për Çështjet Sociale i Asamblesë Kombëtare të Francës ka rivendosur projektligjin për vdekjen e asistuar, duke hapur rrugën për një votim plenarë më 24 shkurt. Komiteti, përgjegjës për shqyrtimin dhe ndryshimin e ligjeve mbi shëndetësinë, sigurimet shoqërore, familjen dhe punësimin, miratoi projektligjin…

Më shumë

Tokolitikët janë medikamente që përdoren për një periudhë të shkurtër për të shtyrë lindjen e parakohshme, duke ofruar kohë për ndërhyrje që përmirësojnë shanset për shëndetin e nënës dhe të foshnjës. Këto medikamente ndihmojnë në zbutjen e kontraksioneve të mitrës, duke lejuar shtatëzëninë të vazhdojë edhe për disa ditë, zakonisht…

Më shumë