Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Programi kombëtar i Australisë për parandalimin e lindjeve të vdekura, ‘Safer Baby Bundle’, ka dhënë rezultate pozitive duke ulur numrin e lindjeve të vdekura dhe vdekshmërinë perinatale, sipas vlerësimit të parë zyrtar të realizuar nga studiues australianë. Studimi, i kryer në shtetin e Victoria-s nga Hudson Institute of Medical Research…

Më shumë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Odës së Mjekëve të Kosovës ka certifikuar kandidatët për zgjedhjet e Kuvendit të OMK-së. Vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur sot, pas shqyrtimit të rekomandimeve të Sekretariatit të KQZ-së lidhur me fletë-aplikacionet e dorëzuara nga kandidatët, përcjell Gazeta Shneta. Lista e plotë e kandidaturave…

Më shumë

Gjatë vitit 2025, më shumë se 7 mijë pacientë në Shqipëri janë diagnostikuar me kancer, ndërsa sëmundjet tumorale vijojnë të renditen të dytat për nga numri i rasteve dhe shkalla e vdekshmërisë, pas patologjive kardiovaskulare. Aktualisht, rreth 16% e vdekjeve në vend lidhen drejtpërdrejt me kancerin. Të dhënat e përditësuara…

Më shumë