- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka realizuar 20 ndërhyrje kirurgjikale gjatë ditës së djeshme, në kuadër të shërbimeve të rregullta shëndetësore. Sipas të dhënave të publikuara, gjatë së njëjtës ditë janë kryer 510 vizita specialistike, ndërsa në repartin e gjinekologjisë dhe obstetrikës janë regjistruar pesë lindje, prej tyre dy djem…
Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Abdyl Frashri” në Lipjan. Sipas policisë, viktima është gjetur në një shtëpi të pabanuar afërsisht 200 metra larg shtëpisë së tij. “Rr. Abdyl Frashëri, Lipjan 13.01.2026 – 11:45. Viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë pa shenja jete, në një shtëpi…
Franca ka regjistruar për herë të parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore më shumë vdekje sesa lindje në vitin 2025, një zhvillim që dobëson avantazhin demografik që vendi ka pasur tradicionalisht mbi shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian, sipas të dhënave zyrtare të publikuara të martën. Instituti…
Sezoni i gripit ka nisur më herët këtë vit në vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa rastet e infektimit po shënojnë rritje në shumicën e shteteve, bëjnë të ditur të dhënat e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC). Sipas ECDC-së, gjatë vitit 2025, rastet e gripit në BE…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë i vranët dhe me interval me diell. Temperaturat minimale -5 deri -2°C ndërsa ajo maksimale 1-5°C Era kryesisht nga juglindjes me shpejtësi 1-8m/s.
NASA ka marrë një vendim të rrallë duke shkurtuar një mision në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), pasi një nga astronautët e ekuipazhit pësoi një problem shëndetësor. Agjencia hapësinore njoftoi se ekuipazhi i përbërë nga katër astronautë nga Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Rusia do të kthehet në Tokë disa ditë…
Me rritjen e përdorimit dhe qasjes ndaj kanabisit në Europë, studiues në Mbretërinë e Bashkuar kanë propozuar kufij të rinj për përdorim më të sigurt, të ngjashëm me udhëzimet për konsumimin e alkoolit. Studimi, i kryer nga Universiteti i Bath-it dhe i publikuar në revistën “Addiction”, sugjeron vendosjen e një…
Brazili është shtëpia e disa prej njerëzve më jetëgjatë në botë, përfshirë tre nga dhjetë burrat më të moshuar që kanë jetuar mbi 110 vjet. Një studim i ri shkencor hedh dritë mbi arsyet pse ky vend ka një numër kaq të lartë individësh që arrijnë moshë shumë të avancuar,…

