- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Brazili është shtëpia e disa prej njerëzve më jetëgjatë në botë, përfshirë tre nga dhjetë burrat më të moshuar që kanë jetuar mbi 110 vjet. Një studim i ri shkencor hedh dritë mbi arsyet pse ky vend ka një numër kaq të lartë individësh që arrijnë moshë shumë të avancuar,…
Greqia ka ulur ndjeshëm kohën e pritjes në shërbimet e urgjencës në spitalet publike, falë zbatimit të një sistemi të ri elektronik që përdor byzylykë me kode QR për gjurmimin dhe përparësimin e pacientëve. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, programi ka përmirësuar ndjeshëm funksionimin e urgjencave në 10 spitalet ku është…
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ofruar dorëheqjen e tij si i pari i partisë, por ka thënë se i mbetet Kuvendit të LDK-së të vendosë, raporton Ekonomia Online. Abdixhiku bëri të ditur se LDK-ja ka vendosur të thërrasë fillimisht Kryesinë dhe më pas Kuvendin e partisë, duke theksuar se…
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka deklaruar se nuk janë furnizuar me sasi të qumështit formulë e cila dyshohet se përmban substancën toksike cereulide. “Qendra Klinike Universitare e Kosovës ju sqaron se asnjë nga klinikat që e kanë përdor qumështin NAN, nuk kanë qenë të furnizuar me produktet për të…
Franca regjistroi më shumë vdekje sesa lindje në vitin 2025 për herë të parë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, duke gërryer avantazhin e saj demografik të kahershëm ndaj vendeve të tjera të Bashkimit Evropian, treguan të dhënat zyrtare. Instituti Kombëtar i Statistikave INSEE raportoi se vitin e…
Një model i ri i inteligjencës artificiale (AI) mund të identifikojë rrezikun për zhvillimin e më shumë se 100 gjendjeve shëndetësore, bazuar vetëm në të dhënat e një nate gjumi, sipas një studimi të ri nga Universiteti Stanford në SHBA. Modeli, i quajtur “SleepFM”, është zhvilluar nga studiuesit e Stanford-it…
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), me pikëllim të thellë njofton lajmin për ndarjen nga jeta të Mevlude Nesushta, Zyrtare Administrative në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. “Ndarja e saj nga jeta është humbje e madhe për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin…
Disa konservues ushqimorë të përdorur gjerësisht në industrinë ushqimore mund të rrisin rrezikun për diabet të tipit 2 dhe për disa lloje kanceri, sipas dy studimeve të mëdha franceze të publikuara në “BMJ” dhe “Nature Communications”. Studimet tregojnë se personat që konsumojnë sasi më të larta të disa aditivëve konservues…

