Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Shkencëtarët kanë zhvilluar një sistem të avancuar të inteligjencës artificiale që mund të parashikojë sëmundjet që një person mund të zhvillojë në të ardhmen, duke analizuar mutacionet specifike të ADN‑së. Ky mjet i ri diagnostikimi nuk limiton vetëm tek identifikimi i mutacioneve të dëmshme, por mund të parashikojë probabilitetin e…

Më shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes disa fotografive ka prezantuar disa nga arritjet kryesore në sektorin e shëndetësisë gjatë viteve të fundit, duke theksuar rritjen e investimeve, zgjerimin e shërbimeve dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët dhe stafin mjekësor. Sipas të dhënave të publikuara, në QKUK janë bërë investime të…

Më shumë

Stresi i vazhdueshëm është kthyer në një nga problemet kryesore shëndetësore të shoqërisë moderne. Kur trupi përjeton stres për periudha të gjata, prodhon nivele të larta të hormoneve si kortizoli, të cilat ndikojnë negativisht në funksionimin e sistemit imunitar, shkruan PubMed, transmeton Gazeta Shneta. Studimet tregojnë se personat që përballen…

Më shumë