- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Pacientët me tuberkuloz që e lënë duhanin shërohen më shpejt, ndërsa një studim i ri tregon se mesazhet në telefon mund të jenë një mjet efektiv për t’i ndihmuar ata ta arrijnë këtë qëllim. Hulumtimi, i publikuar në revistën JAMA, u realizua në Bangladesh dhe Pakistan dhe përfshiu 1.080 pacientë…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se votimi familjar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare është i ndaluar. Sipas një postimi në facebook, KQZ ka thënë se votimi familjar ndalohet me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe se Kodi Penal e cilëson votimin familjar si vepër penale. “Vota është personale dhe…
Këtë javë në rubrikën tonë “Mjeku i Javës” kemi Dr. Arlind Batalli, kardiolog, i cili shpjegon një fenomen që po haset gjithnjë e më shpesh kohëve të fundit: infarkti i zemrës tek të rinjtë. Ai tregon shkaqet, simptomat dhe mënyrat e parandalimit, duke i dhënë rëndësi të veçantë kontrollit të…
Festat e fundvitit nuk sjellin vetëm gëzim, por edhe një rritje të ndjeshme të emergjencave kardiake. Sipas të dhënave nga American Medical Response, rastet e urgjencave për zemër rriten deri në 30% në vigjilje të Krishtlindjeve. Ekspertët shpjegojnë se faktorët kryesorë për këtë rritje janë mbingrënia, konsumimi i tepërt i…
Edhe përdorimi i marihuanës një ose dy herë në muaj lidhet me nota më të dobëta në shkollë dhe probleme emocionale tek adoleshentët, sipas një studimi të publikuar në revistën Pediatrics. Hulumtimi, i cili përfshiu mbi 160 mijë nxënës, tregon se sa më shpesh të përdoret kanabisi, aq më të…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka njoftuar se produkti ushqimor për foshnje “Aptamil AR 1” është i sigurt për konsum dhe lejohet sërish të shitet në treg. Sipas AUVK-së, ky konfirmim vjen pas ritestimeve shtesë të kryera nga autoritetet kompetente në Holandë, vendi i origjinës së produktit. Analizat…
Një studim i ri nga Scripps Research Institute sugjeron se ndryshimet e shpeshta në orarin e gjumit – pra fjetja dhe zgjimi në orare të ndryshme nga një natë në tjetrën – mund të rrisin ndjeshëm rrezikun për apne obstruktive të gjumit dhe hipertension. Hulumtimi, i publikuar më 3 dhjetor…
Kompania “Union SHPK” ka dal me një sqarim për çështjen e qumështit “Aptamil”, një seri e të cilit u raportuar se përmban një baktere të keqe. Nga kjo kompani kanë deklaruar se pas këtyre raportimeve, qumështit i është bërë anlizë dhe ka rezultuar i sigurtë për konsumim, por megjithatë është…

