- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se dehidratimi gjatë dimrit shpesh neglizhohet, ndonëse është po aq i rëndësishëm sa në verë dhe mund të shkaktojë lodhje, përgjumje mendore, lëkurë të thatë dhe probleme serioze me veshkat. Sipas Yadira Santiago Banuelos, profesoreshë asistente klinike dhe infermiere familjare në Universitetin Purdue, hidratimi luan rol…
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0°C, ndërkaq temperaturat maksimale do të lëvizin nga 7-10°C Era do të fryjë nga jugperëndimi 1-5 m/s.
Një studim i ri shkencor ka zbuluar se bakteret që shkaktojnë sëmundje të mishrave të dhëmbëve mund të rrisin ndjeshëm edhe rrezikun për zhvillimin e kancerit të kokës dhe qafës. Sipas të dhënave, më shumë se një duzinë speciesh bakteriale janë lidhur me një rritje kolektive prej rreth 50% të…
Studiuesit kanë vërejtur prej vitesh se fëmijët po hyjnë në pubertet më herët sesa brezat e mëparshëm, por arsyet e sakta mbeten ende të paqarta. Ky fenomen vihet re veçanërisht tek vajzat, të cilat po preken më shpesh nga puberteti i hershëm, një zhvillim që mund të ketë pasoja serioze…
Një studim i ri shkencor sugjeron se një sprej nazal pa medikamente mund të jetë një mënyrë shumë efektive për të ndaluar përhapjen e viruseve të frymëmarrjes, si gripi dhe COVID-19, madje potencialisht më efikase sesa përdorimi i maskave. Ky zbulim i ri hap rrugë për strategji parandaluese inovative kundër…
Presioni i lartë i gjakut është një gjendje e përhapur që lidhet ngushtë me rritjen e rrezikut për zhvillimin e demencës, një sëmundje që prek funksionet njohëse dhe kujtesën. Për këtë arsye, studiuesit po kërkojnë vazhdimisht mënyra të reja për të ulur rrezikun e demencës, veçanërisht te personat që vuajnë…
Bashkimi Evropian, një ditë pasi u njoftua se i ka hequr një pjesë të masave ndëshkuese financiare ndaj Kosovës, tashmë ka lëshuar 181 milionë euro shtesë nga fondet IPA. Kështu njoftoi Zyra e BE-së në Kosovë, e cila shtoi se në pritje janë edhe 882 milionë euro tjera të dedikuara…
Rreth 5% e të rriturve në mbarë botën vuajnë nga depresioni, një gjendje që ndikon rëndë në cilësinë e jetës dhe shëndetin mendor. Një nga trajtimet më të përdorura janë frenuesit selektivë të rimarrjes së serotoninës (SSRI), të cilët megjithatë mund të shkaktojnë efekte anësore si nervozizëm, ankth, dhimbje koke,…

