Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Në Gjenevë, autoritetet po e mbajnë nën vëzhgim shitjen e alkoolit tek të miturit. Këtë vit, Shërbimi i Çështjeve të Konsumatorit kreu blerje testuese në të gjithë kantonin për të kontrolluar nëse dyqanet respektojnë ndalimin e shitjes së pijeve alkoolike për personat nën 18 vjeç ose birrës dhe verës për…

Më shumë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetarin e ri të Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës së Fushë Kosovës, për…

Më shumë

Një studim i ri shkencor ka ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë e paketimit të ushqimit që përdoret çdo ditë. Sipas hulumtimit, ushqimi i shitur në mbështjellës plastikë, tabaka kartoni apo enë letre mund të përmbajë rreth 200 kimikate që lidhen drejtpërdrejt me rrezikun e kancerit të gjirit. Studimi u publikua…

Më shumë

Gjykata Supreme ka vendosur se pensionistët nuk janë të obliguar të paraqiten çdo gjashtë muaj në institucionet shtetërore për të vërtetuar se janë gjallë, me qëllim të vazhdimit të pensionit. Me këtë vendim,  Gjykata Supreme ka shpallur të paligjshëm udhëzimin administrativ që parashihte këtë rregull dhe penalizimin e pensionistëve në…

Më shumë