Koha më efektive llogaritet të jetë dita e ovulimit, e cila mund të zgjasë deri në gjashtë ditë çdo muaj. Këto gjashtë ditë janë pesë ditët që çojnë në ditën e ovulimit, kur trupi juaj lëshon një vezë.
Veza juaj do të mbijetojë për rreth një ditë pasi të lirohet. Por spermatozoidi mund të mbijetojë deri në një javë brenda jush, prandaj ka një dritare gjashtë ditore për spermatozoidin që të presë dhe pastaj të takojë një vezë.
Gjasat që të ngelni shtatëzënë shtohen edhe më shumë nëse bëni seks disa herë brenda ditës së ovulimit, transmeton Gazeta Shneta.
Një cikël menstrual mund të jetë më i shkurtër se 21 ditë ose mund të shkojë deri në 40 ditë.
Cikli mesatar është rreth 28 ditë.
Pra, ovulimi fillon 14 ditë para fillimit të periodave tjera, nëse keni një cikël 28 ditor, ju keni ovulimin rreth mesit të ciklit tuaj.
Shumë gra kanë menstruacionet për shtatë ditë apo më shumë, prandaj nëse cikli herë është më i gjatë e herë më i shkurtër dita e ovulimit është e ndryshme.
Prandaj, preferohet që të bëni seks çdo ditë deri në tri ditë gjatë gjithë ciklit tuaj./Gazeta Shneta/