22 vjeçarja po shpreson të kryej operacionin në mënyrë që të mund të ketë marrdhënie me të dashurin e saj për katër muaj. Nga jashtë, Kaylee Moats duket si një 22-vjeçare normale, e lumtur dhe e shëndetshme.
Sapo mbaroi kolegjin dhe me të dashurin e saj të ri prej katër muajsh, Robbie Limmer, nga ana e saj, Kaylee duket e vendosur për të parë botën, shkruan Kids Pot transmeton Gazeta Shneta.
Megjithatë, jo gjithçka është ashtu siç duket.
Kaylee ka lindur në Arizona me një çrregullim të rrallë kongjenital që quhet sindroma Mayer Rokitansky Küster Hauser (MRKH). Gjendje e cila i prekë 1 në 5,000 gra, nënkupton se ajo nuk e ka qafën e mitrës, mitrën, vaginën ose hapjen vaginale.

Ishte diçka që ajo nuk e kuptoi deri në moshën 18 vjeç, kur vizitoi mjekët për të kontrolluar pse asaj nuk i kishin filluar ende periodat. Mjekët më vonë zbuluan se Kaylee ovulonte por vezët e saj treteshin në vezore.
Tani, katër vjet pasi mësoi se ajo kurrë nuk do të jetë në gjendje të bëjë fëmijën e saj, Kaylee është e vendosur të jetojë me jetën e saj ashtu siç është duke përfshirë ndjenjën si një grua dhe të jetë në gjendje për të përkrahur marrëdhënien e saj me Robbie.
“Ai nuk përqendrohet në anën seksuale të marrëdhënies sonë, sepse nuk mund të bëjmë asgjë, pasi nuk kam një hapje vaginale”, – tha ajo – megjithatë ai pranoi se ai ka ndarë mënjanë $ 50 / muaj për të ndihmuar me koston e operacionit.” “Nuk jam i sigurt nëse dëshiroj të pres deri në martesë, por mendoj se mundësia e operacionit është një lloj ngushëllimi” përfundoj ai.
Sidoqoftë, Kaylee pranoi se ndihet pak nervoz në lidhje me seksin për herë të parë, veçanërisht duke ndjekur procedurën vetëm në rast se “diçka do të shkojë keq atje poshtë ose nëse do të dëmtohet”. Aktualisht ajo pjesë duket “saktësisht se si duhet”, përveç se aty ku duhet të jetë vrima vaginale duket vetëm një si gungë e vogël e lëkurës.

Pas mbarimit të shkollës në Maj, Kaylee bëri disa kërkime për të gjetur mjekë në Atlanta, të cilët mund të krijojnë një hapje përmes operacionit që jep pamjen, ndjenjën dhe funksionalitetin e një vagine. “Operacioni do të më ndihmojë të ndihem normal dhe të kem të gjitha pjesët e duhura të trupit si çdo vajzë tjetër”, tha ajo.
“Unë nuk do të duhet të fsheh atë pjesë të jetës sime, atë pjesë të jetës sime ashtu si është”. Ndërsa të gjithë ishin gati që ajo të hynte në këtë operacion, 22-vjeçarja i’u tha se sigurimi i saj nuk do të mbulojë procedurën, duke e konsideruar atë kozmetike.
Kështu, motra e Kaylee, Amanda krijoi një faqe në GoFundMe, duke shpresuar që njerëzit do të kontribuojnë në shumën prej 19,000 dollarë që i nevojiten për operacionin. Dhe tashmë, ata janë afër së arritjes së këtyre fondeve të nevojshme për të shkuar përpara me operacionin, duke marrë $ 12,800 (10,065 $) në donacione deri më tani. /Gazeta Shneta


