Karrotat janë një ushqim që treten me lehtësi dhe përmbajnë elementë të rëndësishëm për shëndetin e fëmijës. Mund të përmendim mineralet dhe vitaminat, duke theksuar gjithashtu se janë edhe një prej ushqimeve që ndihmojnë në lehtësimin e diarresë, parazitëve intesitinalë si edhe janë të pasura me fibra. Në botë ekzistojnë shumë llojë karrotash që ndryshojnë nga madhësia dhe ngjyra. Karrota u bë e njohur si ushqim me vlera, fillimisht për shkak të sasisë së konsiderueshme të vitaminës A që përmbante dhe më pas u pa si një prej perimeve më të kombinueshme në gatim edhe me të tjerat.
Vlerat ushqyese të karrotave
Sipas “National nutrient database for standard reference” në SHBA, karrotat përmbajnë: ujë, proteina, karbohidrate, fibra, hekur, fosfor, vitaminë C, K, A, B6 etj. Gjithashtu:
Ndihmojnë tretjen, parandalimin e krijimit të aciditetit gjë që ndodh shpesh tek fëmijët e vegjël;
Ndihmojnë në lehtësimin e konstipacionit nëse fëmija ka probleme kjo falë fibrave por vepron edhe në lehtësimin e diarresë apo hidratimin e fëmijës si pasojë e lëngjeve të humbura;
Ndihmojnë në rast se kemi të bëjmë me parazitë intestinalë. Nëse do të merret pure apo supë me karrotë parazitët do të fillojnë të eleminohen.
A mundet një bebe të konsumojë karrotë?
Në muajin e 6 ai mund të fillojë ushqimet e ngurta dhe një prej tyre mund të jetë karrota e cila konsiderohet si një prej ushqimeve ideale për të filluar ushqyerjen. Filloni me një lugë gjelle dhe më pas shtojeni deri në 3 lugë gjelle në javën e tretë të ushqyerjes./pernenat/