Tash e një kohë të gjatë është vërtetuar se muzika ndikon pozitivisht në trurin e çdosecilit, duke relaksuar mendjen dhe duke shndërruar emocionet negative në ato pozitive.
Shtrohet pyetja, çfarë efekti mund të ketë muzika në beben, e cila po rritet brenda mitrës së nënës? Derisa ende nuk është publikuar ndonjë fakt konkret shkencor, studiues të shumtë këmbngulin se gjatë kohës që nëna tejkalon stresin me muzikë, edhe bebja njëkohësisht shijon ato momente, shkruan momjunction.com, transmeton Gazeta Shneta.
Ekspert të mjeksisë botërore kanë përcjellur testime të ndryshme për të zbuluar sesi muzika ndikon tek foshnja qe gjendet në mitrën e nënës. Dhe, bazuar në rezultatet e tyre, bebet e palindura, të cilat i janë ekspozuar muzikës, kanë shfaqur zhvillim në trurin, sjelljet, shqisat, psiqikën, dhe gjendjen emocionale të tyre, krahasuar me foshnjat që nuk kanë dëgjuar muzikë asnjëherë gjatë shtatzënisë së nënës, transmeton Gazeta Shneta.
Gjithsesi, edhe pse ju jeni duke dëgjuar këngën tuaj të preferuar, ka mundësi që bebja nuk e dëgjon atë njëlloj si ju. Nëse dëshironi të siguroheni se ajo/ai dëgjon me të njejtin volum si ju, mund të vendosni kufjet në veshët tuaj, gjithashtu edhe t’i vendosni ato në barkun tuaj. Por, asnjëherë me volum të tepërt, të cilin nuk do të mund ta përballonit personalisht, thekson burimi në fjalë.
Pra, dëgjimi i muzikës gjatë shtatzënisë, nuk iu mundëson vetëm juve momente të kënaqshme. Këto momente do të ndikojnë edhe në shkathtësitë mendore, shqisore, fizike dhe të reflekseve të bebes paslindjes. /Gazeta Shneta/