Flub, flub, flub…dëgjimi i rrahjeve të zemrës qetëson nervat për ca sekonda, pasi infermierja e lë Doppler-in të qëndrojë pak më gjatë se ç’besohet se është normale në barkun e vogël por të fryrë pak, kështu e përshkruajnë nënat takimin e parë me pamjen e foshnjës së tyre në ekran.
Në javën e 12-të, në një fazë të frikshme ku të vjellat e mëngjesit janë qetësuar, nuk mund të thuhet nëse është ndier ende lëvizja e foshnjës.
Ndenja e të pasurit, gazra ose gurgullima në stomak është gjithçka që dihen në fillimet e shtatzënisë.
Mirëpo, sekondat ose minutat në hapësirën ndërmjet vendosjes së gomës blu në bark dhe aftësisë së infermieres ose mjekut për të deshifruar mes rrahjeve të zemrës dhe gjetjes së foshnjes janë shqetësuese.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
Nëna që preferon të mbetet anonim, përshkruan për burimin Baby Center, momentet e marrjes së parë të panoramës së ambientit fetal në barkun e saj në javën e 12-të.
“Hyra në javën e 12-të për të dëgjuar rrahjet e zemrës së foshnjës dhe u ritraumatizova vetëm pasi infermierja nuk mund ta gjente dhe u hodh vërdallë në siklet, në fund asaj iu desh të thërriste një mjek për të bërë një ekografi. Njëzet minuta më vonë, u qetësova që foshnja ishte mirë duke parë mrekullinë e vogël që kërcente rrotull në ekranin bardh e zi, por minutat që çuan deri në atë moment ishin tortura”. /Gazeta Shneta/