Megjithëse hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar se ankthi dhe çrregullimet e panikut në gratë shtatzëna mund të kenë rezultate negative për foshnjet e tyre, siç janë pesha e ulët dhe lindja e parakohshme, zbulime të reja nga studiuesi Yale nuk e mbështesin këtë përfundim.
Gjetjet e reja mund të vijnë si një lehtësim për shumë gra, duke qenë se deri në 5 për qind e grave kanë çrregullime paniku dhe deri në 10 për qind kanë çrregullime të përgjithëshme të ankthit shkruan psycologytoday.com transmeton Gazeta Shneta.
Gratë shtatzëna që luftojnë me ankth mund të kenë më pak gjëra për t’u shqetësuar …
Të dhënat gjithashtu sugjerojnë se përdorimi i barnave tek gratë shtatzëna që zakonisht merren për trajtimin e këtyre kushteve – frenuesit e rimarrjes së serotoninës (SRI) dhe benzodiazepineve – lidhen me rritjen e disa rreziqeve.
Megjithatë, hulumtuesit karakterizojnë shkallën e shfaqjes së rezultateve negative si “modeste”.
“Medikamentet që përdoren në trajtimin e këtyre çrregullimeve mund të kenë rezultate të lehta negative,” thotë Goodman.
“Prandaj, rreziqet dhe përfitimet e përdorimit të medikamenteve për trajtimin e ankthit gjatë shtatzënisë duhet të peshohen me kujdes dhe preferohen trajtimet jo-farmakologjike. /Gazeta Shneta/