Faktori Rh (i quajtur gjithashtu D-antigjen), është një proteinë që mund të jetë e pranishme ose e munguar në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut.
Që një person të jetë pozitiv në faktorin Rh (D-pozitiv) ose negativ, kjo varet nga mënyra se si gjenet janë transmetuar nga prindërit paraardhës, shkruan Pregnancy Info.ca përcjell Gazeta Shneta.
Nëse njëri prej prindërve është Rh pozitiv, fëmija mund të jetë Rh pozitiv ose negativ. Nëse të dy prindërit janë Rh negativ, fëmija do të jetë gjithashtu Rh negativ.
Të gjitha gratë shtatzëna do të testohen për statusin Rh gjatë punës rutinë të testeve të gjakut të zhvilluara në fillim të shtatzënisë.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
Pse faktori Rh ka rëndësi në shtatzëni?
Problemet mund të lindin nëse nëna është Rh-negative, ndërsa foshnja është Rh-pozitive.
Për shkak se nëna nuk e ka këtë proteinë të veçantë në trupin e saj, sistemi imunitar do ta perceptojë atë si një substancë të huaj dhe ndoshta të dëmshme. Sapo ajo të ekspozohet ndaj gjakut Rh-pozitiv (ndërsa qelizat e fetusit lëvizin nëpër sistemin e saj gjatë shtatzënisë ose gjatë lindjes), trupi i nënës do të prodhojë antitrupa që mund të ‘sulmojnë’ proteinën Rh të foshnjës.
Në shumicën e rasteve, ky sensibilizim nuk do të ndodhë deri në lindje, në shtatzëninë e parë. Ndërsa, janë shtatzënitë e mëvonshme ato që janë më shqetësuese rreth faktorit Rh.
A mund të parandalohet Rh-sensibilizimi?
Nëse keni gjak Rh-negativ dhe nuk keni tashmë antitrupa për faktorin Rh, do t’ju jepet një injeksion i imunoglobulinës Rh (i quajtur edhe imunoglobulina RhoGAM, WinRho ose anti-D) rreth javës së 28-të të shtatzënisë. Kjo parandalon sensibilizimin në 99% të grave në mënyrë që trupi juaj të mos formojë antitrupa ndaj faktorit Rh të foshnjës.
Një vaksinë e imunoglobulinës Rh, poashtu mund të bëhet nëse keni gjakderdhje vaginale gjatë shtatzënisë ose nëse keni nevojë për amniocentezë. /Gazeta Shneta/