Fëmijët që konsumojnë këtë produkt, janë më të shkurtër

2017-07-20 në ora 10:42

Një ekip studiuesish kanadez të St. Michael’s Hospital në Toronto, ka zbuluar se fëmijët që pinë qumësht kutie, janë më të shkurtër se ata që pinë qumësht lope.

Është ky rezultati i një studimi të zhvilluar mbi 5 mijë fëmijë kanadez me moshë nga 24 deri në 72 muajsh, ku 92% e tyre pinin qumësht lope çdo ditë dhe 13% lloje të tjera qumështi.

Studiuesit të drejtuar nga pediatri Jonathon Maguire, docent në Universitetin e Toronto, zbuluan se për çdo gotë qumësht kutie që pinin çdo ditë rezultonin 0.4 centimetër më të shkurtër se bashkëmoshatarët e tyre, shkruan noa.al.

Përkundrazi kush pinte qumësht lope çdo ditë kishte një gjatësi më të madhe prej 1.5 cm. Siç është e ditur, në sajë të proteinave dhe yndyrave që përmban, qumështi është një element themelor për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.

Rezultatet e studimit u publikuan në revistën shkencore “American Journal of Clinical Nutrition”.