Ndërsa gjakderdhja ose gjurmimi (spotting) gjatë shtatzënisë nuk është anormal, është padyshim një aktivitet i papritur dhe shqetësues.
Mjekët vlerësojnë se 25 deri në 40 për qind e grave do të përjetojnë disa gjakderdhje vaginale gjatë shtatzënisë, por kjo nuk do ta ndalojë procesin që të përparojë normalisht.
Këto janë disa nga shkaqet:
– Gjakderdhja gjatë implantimit: Implantimi i vezës në në mitër ndodh rreth javës së 4-të të shtatëzënisë tuaj, pasi veza e fekonduar ngjitet në murit tuaj të mitrës. Mos u shqetësoni nëse vëreni një sasi të vogël të gjakderdhjes rreth një javë deri në 10 ditë pas ngjizjes, shkruan Parents.
-Marrëdhëniet seksuale: Gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë, qafa e mitrës fryhet për shkak të rritjes së furnizimit me gjak në zonë. Si rezultat, marrëdhëniet e forta mund të shkaktojnë gjakëderdhje gjatë shtatzënisë.
– Infeksionet: Disa gra kanë gjakderdhje në qafën e mitrës për shkak të një infeksioni, zakonisht një sëmundjeje të transmetueshme seksualisht si klamidia. Në këtë rast, duhet të trajtohet gjendja nga mjeku, përcjellë GazetaShneta.
– Pap-testi i kryer nga mjeku ose obstetri juaj: Nuk është e pazakontë të rrjedh gjak pas Pap-testit i cili shpesh bëhët mes javës së gjashtë dhe të 12-të të shtatzënisë. Gjakderdhja mund të ndodhë brenda 24 orëve pas vizitës dhe zakonisht ndodh brenda një dite.
Simptomat alarmante:
Simptomat që tregojnë se gjakderdhja mund të jetë serioze dhe mund të sjellë abortin spontant, problemet me placentën ose lindjen e parakohshme, përfshijnë gjakderdhje të rëndë (të ngjashme me gjakderdhjen menstruale), gjakderdhje me dhimbje ose ethe. Ngjyra e gjakut po ashtu është një tregues i rrezikut: nëse gjaku është i kuq i ndritshëm zakonisht është më shqetësues se gjaku që është kafe./GazetaShneta/