Gjëndrat dhjamore janë grumbullime lokale të inkapsuluara nën lëkurë. Njihen ndryshe edhe si ciste sebacea ose lipoma.
Zakonisht janë të parrezikshme dhe nuk shoqërohem me ndonjë komplikacion, veç çështjes estetike e cila mund të jetë problem kur rriten shumë. Megjithatë, ka raste kur mund të shoqërohet edhe me pak kruarje ose dhimbje gjatë fazës së rritjes.
Diferencën e këtyre diagnozave e vë mjeku specialist, i cili e orienton gjithashtu se ku duhet ta bëjë ndërhyrjen, pasi siç dihet lipomat trajtohen vetëm nëpërmjet kirurgjisë.
E theksojmë, jo vetëm në rastin e lipomave, por ndaj çdo gjëje të dukshme mbi lëkurë, nuk duhet treguar indiferencë, prandaj sa më parë bëni një vizitë me mjekun specialist./Gazeta Monitor/