Tensioni i lartë i gjakut gjatë shtatzënisë është një rrezik real për nënën dhe për fëmijën, sepse, nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë sëmundje imunologjike, eklampsia dhe pre-eklampsia (në varësi të fazës së sëmundjes), të cilat mund të shkaktojnë dëmtimin e mëlçisë, placentës, trurit, sistemit kardiovaskular dhe sistemit hormonal.
Hipertensioni gjatë shtatzënisë kërkon monitorim të ngushtë. Ndonjëherë presioni i lartë i gjakut është i pranishëm përpara shtatzënisë. Në raste të tjera, presioni i lartë i gjakut zhvillohet gjatë shtatzënisë.
Gjërat që ju duhet të dini për tenstionin e lartë të gjakut gjatë shtatzënisë
Sëmundja ndodh në tremujorin e tretë dhe mund të shkaktojë dhe lindje të parakohshme. Arsyet për shfaqjen e kësaj sëmundje nuk janë të sigurta: është menduar se eklampsia mund të jetë me origjinë gjenetike. Nënat me histori të mëparshme të tensionit të lartë para shtatzënisë duhet të kalojnë nëpër kontrolle të rregullta pasi mbeten shtatzënë.
Simptomat: Simptomat përfshijnë hipertension, shfaqje e edemeve (të shkaktuar nga mosnfunksionimi i veshkave), ç’rregullime neurologjike (humbje e shikimit, dhimbje koke) dhe konvulsione.
Jini vigjilent: Monitorimi i shpeshtë i presionit të gjakut është parandalimi më i mirë kundër eklampsisë. Nëse nëna shtatzënë vuan nga tensioni i lartë i gjakut, mjeku juaj do të kërkojë një test urine dhe në qoftë se përmbajtja e proteinave është e lartë, ekziston rreziku i eklampsisë.
Si kurohet: Mjeku juaj do të përshkruajë një mjekim kundër tensionit të lartë, i përcaktuar për të ulur presionin e gjakut gradualisht, për të mos ndërprerë në mënyrë të ashpër furnizimin me gjak në placenta pasi kjo do të ishte e rrezikshme për fëmijën. Pak para lindjes, nënës së ardhshme do t’i jepet një trajtim intravenoz.
Parandalimi: Disa rregulla të thjeshta të jetës dhe dietës ndihmojnë në parandalimin e eklampsisë: ushqimi i ekuilibruar dhe i ulët në kalori dhe aktivitetet e rregullta fizike. Rekomandohet që nëna të masë presionin e gjakut rregullisht edhe vetë: nuk janë pajisje të veçanta, shiten në të gjitha farmacitë.
Megjithatë, trajtimi është i rëndësishëm. Tensioni i lartë i gjakut ju vë në rrezikun e sulmit në zemër, goditje dhe ndërlikime të tjera të mëdha. Dhe kjo mund të jetë e rrezikshme për fëmijën tuaj.
Nëse keni nevojë për ilaçe për të kontrolluar tensionin e gjakut gjatë shtatzënisë, gjinekologu juaj do të përshkruajë ilaçet më të sigurta në dozën më të përshtatshme. Merr medikamentin saktësisht siç përshkruhet.
Mos e ndaloni marrjen e medikamenteve ose mos ndërhyni të ndryshoni ose përcaktoni dozën tuaj. / Gazeta Shneta