Infeksioni fungal (yeast) shfaqet në rastet kur niveli normal i acidit në vaginë tejkalonin balancin e tij, dhe shkakton gjendjen e parehatshme, por jo serioze, të cilën mjekësia e quan infeksioni fungal.
Ky infeksion është mëse i zakonshëm edhe gjatë shtazënisë, shkruan americanpregnancy, transmeton Gazeta Shneta.
Ky infeksion mund të shkaktohet nga njëri prej këtyre faktorëve:
Ndryshimet hormonale gjatë shtatzënisë;
Përdorimi i antibiotikëve ose steroideve;
Diabeti;
Mardhëniet seksuale;
Dushi.
Simptomet:
Kruarja, djegja, dhimbja
Sekrecion vaginal i dendur, me ngjyrë të bardhë, dhe erë të pakëndshme;
Djegje gjatë urinimit dhe mardhënieve;
Enjtje në buzët e vaginës.
Diagnostikimi:
Thuajse të gjitha infeksionet vaginale kanë përafërsisht simptomet e ngjajshme. Por, në qoftë se i vini re këto simptome, doktori juaj me anë të laboratori dhe analizës specifike, do të zbuloj specifikisht cili është infeksioni që keni.
Trajtimi:
Infeksioni vaginal trajtohet me anë të kremave të ndryshme, të cilat aplikohen në organin tuaj gjenital. Gjithashtu, ekziston një numër i madh medikamentesh që eleminojnë të gjitha komplikimet tuaja.
Si ta parandaloni?
Eleminoni veshjet e ngushta, të materialit sintetik;
Përdorni të brendshme të pambukut;
Pastrohuni vetëm me ujë rreth vaginës, dhe menjëherë thajeni tërësisht;
Në rast të përdorimit të letrave higjienike, pastrohuni nga para-pas;
Ndërrojini të brendshmet disa herë në ditë;
Mos përdorni shampo gjatë pastrimit të asaj zone;
Limitojeni konsumimin e tepërt të sheqerit, dhe hani shëndetshëm. /Gazeta Shneta/