Dushi i ftohtë në këto ditë të acarta, cdo herë është një problem në vete për shumëkënd, por të gjeturat e një studimi tregon përparësitë që keni nëse laheni me dush të ftohtë.
Njëra ndër përparësitë është që ju keni më pak gjasa që të sëmureni, sidomos në ditët kur fillojnë gripërat e ndryshme, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.
Studimi i 3,000 njerëzve ka gjetur se një dush i ftohtë nuk i ndalon njerëzit të sëmuren, por kjo i bën ata më të fortë që të shkojnë në punë, edhe nëse nuk janë mirë.
Shkencëtarët thonë se efekti mund të sigurojë dhe të rritet energjia e ngjashme edhe me një filxhan kafe.
64 për qind e pjesëmarrësve vazhdonin të mbanin dushe të ftohta pas përfundimit të studimit, për shkak se ndiheshin më të sigurtë. /Gazeta Shneta/