Ja sa kushton regjimi ditor i bukurisë i artistes Victoria Beckham

2018-01-17 në ora 11:50

Yll popi, dizajnere mode, nënë, Victoria Beckham njihet për shumë gjëra! Por, të shfaqurit e pa rregulluar, nuk është njëra ndër to, transmeton Telegrafi.

Victoria njihet si person me shije të shtrenjtë, e cila shpenzon shumë kohë dhe mund në pamjen e saj fizike.

Prandaj nuk është aspak befasi se në një intervistë të fundit me blogun e bukurisë ‘IntoTheGloss’, 43-vjeçarja ka zbuluar se e ka një regjim ditor të bukurisë që është gjithçka përveçse i lirë për kah çmimi!

Në fakt, ekspertët thonë se ish- pjesëtarja e Spice Girl shpenzon 648 funte në produkte të kujdesit të lëkurës, 366 në produkte makijazhi, 124 në locione të trupit dhe 66 funte në flokët e saja.

Victoria me të vërtetë se është ikonë e bukurisë! Të rikujtojmë shtatorin e vitit 2016 kur kishte lansuar koleksionin e saj të makijazhit dhe që ishte shitur menjëherë! / Gazeta Shneta