Tuna sot nuk ka vënë makijazh fare
Mund të themi që Tuna është një prej këngëtareve që vazhdimisht është në top lajmet e mediave rozë. Projektet e saj muzikore, jeta private, dukja të gjitha këto janë ndër më të komentuarat, shkruan rtv21.tv
Kësaj radhe këngëtarja ka tërhequr vëmendjen edhe me një postim. Ajo në Snapchat ka publikuar një fotografi në të cilën shfaqet pa grim, madje këtë e ka thënë edhe vet ajo, duke e quajtur ditën e sotme si “dita pa make-up”.
Kujtojmë se këngëtarja ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë këngë të re, por jeta e saj private ka pasur mjaft zhvillime. Ajo para gjashtë mujash është bërë nënë duke sjellë në jetë një djalë.