Gjatë vitit të parë foshnjat kanë imunitet më të dobët dhe do të kapin gripet më lehtë.
Për gjashtë muajt e parë, foshnjat kanë tendencë të marrin frymë përmes hundës, kështu që bllokimet mund të shkaktojnë probleme të mëdha, transmeton Gazeta Shneta.
Përdorni pika për hundë ose krijoni disa vet duke përzier një çerek luge çaji kripë me ujë duke e zier për dhjetë minuta dhe pastaj duke e ftohur në temperaturë të dhomës.
Mbajeni të hidratuar
Ashtu si të rriturit, foshnjat ndonjëherë nuk hanë as nuk pijnë kur janë të sëmurë. Nëse ajo nuk do të pijë qumësht, konsultohuni me mjekun tuaj për t’u siguruar që të mos dehidrohet.
Ndihmojuni gjatë kollitjes
Foshnjat nuk kanë forcën e muskujve për tu kollitur në mënyrë efektive, kështu që mund të jetë e vështirë për ta të pastrojnë gëlbazën.
Inkurajoni pushimin
Foshnja juaj ka nevojë për më shumë gjumë kur ajo është e sëmurë.
Lani duart tuaja
Sipas Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve, 80 përqind e të gjitha sëmundjeve infektive transmetohen përmes duarve. Gjithashtu, mos harroni të pastroni edhe duart e fëmijëve tuaj. /GazetaShneta/